top of page

Pamje që ua ngrijnë gjakun në vena: Tufa e ujqve i vërsulen lepurit, shikoni kush fiton në fund

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 29, 2017
  • 1 min read

Botërisht dihet se lepuri është tejet i shpejtë dhe i zhdërvjellët, dhe shumica e kafshëve që tentojnë ta zënë duhet të jenë të pushuar mirë, por, edhe atëherë ata në shumë raste dështojnë.

Këtë gjë më së miri e shpjegon videoja e publikuar më poshtë që është realizuar nga BBC, ku shihen dy ujq që më këmbëngulje i vërsulen një lepuri të bardhë të cilin shpresonin se do ta kenë si ushqim për drekë, transmeton Telegrafi.

Por, pasi një vrapimi maratonik ,lepuri me dinakëri arrin t’iu shmanget duke i lodhur pa masë, dhe në momentin që e kuptojnë se nuk mund ta zënë kërkojnë ndihmë nga ujqit tjerë.

Dhe duket se vrapimi i vazhdueshëm dhe presioni i tufës së ujqve e bën të veten, dhe pas dhjetëra kilometra vrapim lepuri dorëzohet dhe ata e fusin në mes dhe arrijnë ta kapin.

Edhe pse lepuri doli humbës dhe përfundoi në gojën e tyre, videoja tregon se si lepuri vazhdon të mbajë primatin si njëra ndër kafshët më të shpejta. /Telegrafi/


Comments


bottom of page