Ja fotot nga shtëpia e seksit në Tiranë: Lodra erotike..!
- TheAlbanian Times
- Jun 28, 2017
- 1 min read

Gjashtë vajza të reja u arrestuan në flagrancë dhe 3 të tjera u
proceduan në gjendje të lirë, në kuadër të operacionit “Chat Line 2”.
Policia ka zbuluar banesën në Tiranë, ku vajzat e mashtruara ushtronin
“seks virtual” me klientë përmes kompjuterit.
“Më datë 15.06.2017, ora 20:00, u arrestuan në flagrancë shtetasit me
iniciale L. B, J. H, E. T, K. A, I. U dhe E. A, banues në Tiranë. Shtetësia
me iniciale L. B, me anë të mashtrimit, punësonte dhe shfrytëzonte për
prostitucion, vajza të moshave të reja. Në cilësinë e provës materiale u
sekuestruan 7 kompjuter, 7 kamera video-online dhe 51 lodra dhe sende
të tjera që përdoren si lodra seksuale,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Policia thotë se aksioni do të vazhdojë edhe për faqe të tjera që
ushtrojnë prostitucion online.
Banesa ku kryhej aktiviteti gjendej tek “Komuna e Parisit”.
Tutorja L.B., 34 vjeç, nxirrte njoftime online ku kërkonte vajza për punë,
por pa specifikuar se cila do ishte puna që kryenin.
Ajo kishte hapur një faqe në internet, ku abonimi mujor shkonte deri në
150 euro.
L.B., pasi rekrutonte vajzat me anë të njoftimeve, i instruktonte ato
gradualisht për mënyrën e komunikimit.
Ajo merrte në punë vajza nga mosha 18 deri në 30 vjeç.
Komentar