Search
Ironia e fatit, s'do ta besoni kush do ta çelë seancën e parë të Kuvendit të ri
- TheAlbanian Times
- Jun 28, 2017
- 1 min read

Seanca e parë e Kuvendit të ri që ka dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit do të
drejtohet nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, bazuar në Kushtetutën shqiptare. Duke bërë një llogaritje të thjeshtë, drejtues i seancës i bie të jetë ish-Kryeministri Sali Berisha, duke qenë se është edhe deputeti më i vjetër në moshë.
Në vitin 2013, pas humbjes së zgjedhjeve, Berisha e refuzoi hapjen e legjislaturës, ç’ka detyroi socialistin Namik Dokle, si deputetin më të vjetër në moshë pas tij, të ishte drejtues i seancës.
Nuk dihet nëse Berisha do ta refuzojë edhe kësaj here drejtimin e seancës së parë Kuvendit, i ndarë kësaj here me 74 deputetë të PS, 43 të PD, 19 të LSI, 3 PDIU dhe Tom Doshin.
Comments