Search
Facebook ka një super lajm për përdoruesit e tij që ndjekin futbollin
- TheAlbanian Times
- Jun 29, 2017
- 1 min read
“Facebook” vjen gjithmonë me ndryshime të mëdha. Rrjeti social më i përdorur nga të gjithë ka arrtur marrëveshjen më të madhe në botën e futbollit me një kompani sportive.
Sipas mediave angleze, "facebook" do të transmetojë drejtpërdrejtë livestream ndeshjet e Champions League duke nisur nga sezoni i ri.
Marrëveshja e arritur përfshin takimet e fazës së grupeve, katër ndeshje nga 1/8-at e finales dhe takimet çerekfinale. Tashmë kushdo që ka një profil të tijin në "facebook" do mund të shohë pa pagesë këtë kompeticion kaq të rëndësishëm./joq.al/

Comments