top of page

“Sasa” dhe “Xhesika” kënaqen me shoqëri në klub nate, duken tejet atraktive (Foto)

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 28, 2017
  • 1 min read

Xhesika që ndryshe njihet si Arta Nitaj ka qëndruar në Gjilan në hapjen e madhe të klubit Stop, ku ishte me ftesë të Adriana Matoshit, që ndryshe njihet si Sasa.

Në fotot e publikuara nga vet klubi i natës në Gjilan që ka zgjeruar hapësirën duke krijuar kapacitet për gjashtë mijë persona, shihen dy personazhet e njohuar të serialit duke u kënaqur në prezencë të shoqërisë së tyre.

Xhesika është shfaqur me një bluzë të bardhë që në masë të madhe shfaq gjoksin e saj, shoqëruar nga një mini fund pink, teksa më modeste u shfaqë Sasa, me një fustan të zi të thjeshtë duke mos u shfaqur aspak provokative.

Ato kanë qëndruar së bashku në Stop club deri në orët e hershme të mëngjesit.

Xhesika ndryshe nga herat tjera kësaj radhe nuk ishte në shoqëri të ndonjë mashkulli gjë që forcon zërat se ajo mbetet “single”. /Telegrafi/


コメント


bottom of page