Search
“Luftë” e fortë në PD/ Avokati i njohur zbulon “zëvendësuesin” e Lulzim Bashës
- TheAlbanian Times
- Jun 28, 2017
- 1 min read
Spartak Ngjela, është i ftuar në emisionin e gazetares Rudina Xhunga mbrëmjen e sotme dhe ka komentuar reagimin e figurave demokrate, kundër Lulzim Bashës.
Sipas Ngjelës, Topalli me reagimin e saj tregoi se është demokrate, ndërsa Eduard Selami ka një arsye tjetër që nuk po firmos asnjë nga kërkesat.
Pse të firmosë Selami? Ai është konkurrent. Besoj se do të konkurrojë për kreun e PD. Varet se çfarë mbështetje do të ketë. PD është një parti perëndimore. Nëse del një figurë që ka mbështetjen e perëndimit dhe të tjerët nuk e kanë, atëherë do fitojë ai që ka përkrahje e perëndimit. Të shikojmë garën për të parë se kush do të marrë mbështetje”, tha Ngjela.

Comentários