top of page

Lajm i keq për Edi Ramën nga Vlora

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 26, 2017
  • 1 min read

Vlora ka shënuar rekordin minimal të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 25 qershorit deri më tani.

Pjesëmarrja e votuesve në qarkun e Vlorës ishte 35.69% deri në orën 20:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë qark kandidon i gjashti kryeministri Edi Rama, por kjo pjesëmarrje e ulët e vlonjatëve ka bërë që në rrjete sociale të shtrohet pyetja nëse Rama rrezikon të marrë mandatin e deputetit në këtë qark duke qenë i listuar në kufirin fundor të mandateve që PS mori në zgjedhjet e vitit 2013.

Gjithsesi, ende nuk mund të thuhet asgjë, për sa kohë nuk ka filluar procesi i mirëfilltë i votimit dhe asgjë nuk ka dalë në dritë, megjithëse eksperienca ka treguar se pjesëmarrjet e ulta favorizojnë maxhorancat dhe jo opozitat.


Comments


bottom of page