top of page

Tropojani hedh foto në Facebook, policia i vihet pas ditën e zgjedhjeve

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 25, 2017
  • 1 min read

Një djalë nga Tropoja është futur në telashe pasi ka bërë një foto dhe më pas e ka postuar atë në rrjetet sociale.

Armond Zeneli ka votuar ditën e sotme në një nga qendrat e votimit në Tropojë dhe pasi ka votuar për Partinë Demokratike, i ka bërë foto fletës së votimit, duke e publikuar atë më pas në Facebook.

Një akt i dënueshëm ky sipas ligjit zgjedhore, por që e ka vetëdenoncuar duke e hedhur në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë menjëherë pas rastit të denoncuar, policia në zbatimin të ligjit e ka shpallur Kirjad Zenelajn në kërkim për fotografim të votës.


Komentāri


bottom of page