top of page

Shtyhet procesi i votimit, KQZ njofton të papriturën

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 25, 2017
  • 1 min read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se procesi i votimit do të shtyhet dhe me një orë.

Kjo do të thotë se qytetarët do të kenë mundësi të votojnë deri në orën 20:00 dhe procesi nuk do të mbyllet në orën 19:00, që ishte dhe ora zyrtare.

E gjitha kjo ka ardhur si pasojë e faktit se vetëm gjysma e Shqipërisë ka marrë pjesë në votime, pjesa tjetër e qytetarëve ka zgjedhur t’i bojkotojë ato.

Nga raportimet deri në orën 16:00, sipas KQZ-së kanë votuar rreth 36 përqind në rang vendi./joq.al/


Comments


bottom of page