Search
Rama dhe Basha “bëhen bashkë”, kanë një thirrje për të gjithë shqiptarët
- TheAlbanian Times
- Jun 25, 2017
- 1 min read
Kur na ndan dhe një orë nga mbyllja e procesit të votimit, proces i cili u shty me vendim të KQZ, për të përfunduar në orën 20:00, kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha u kanë bërë apel qytetarëve që nuk kanë votuar të paraqiten dhe ta bëjnë atë punë sa më parë.
Në forma të ndryshme, por me një thelb të njëjtë, Rama dhe Basha “janë bërë bashkë”, për t’u bërë thirrje shqiptarëve.
Rama iu drejtua gjithë krahinave të Shqipërisë përmes postimeve të njëpasnjëshme nëpër rrjetet sociale, ku fton qytetarët që të votojnë.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha publikoi një video-mesazh, ku ashtu si Kryeministri Rama fton qytetarët që të votojnë./joq.al/

Comments