top of page

Meta shkon për të votuar dhe gazetarja e kap ngushtë, reagimi i tij ngre dyshime madhore

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 25, 2017
  • 1 min read

Kutive të votimit i është drejtuar edhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin dhe vajzën e tyre të madhe Borën, e cila e kishte për herë të parë.

Familja Meta ka votuar paraditen e sotme në orën 10:10 në Qendrën e votimit në Kopshtin 31 në njësinë numër 5 në kryeqytet.

Në një deklaratë për mediat ai i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të votonin për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Meta shtoi se në këtë ditë të shenjtë duhet të votohej me ashpërsinë më të madhe ndaj atyre që kërkojnë të bejnë lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Në një moment Metës iu drejtua pyetja nëse a do e dekretonte qeverinë e re nëse do të vazhdonin incidentet në qendrat e votimit në lidhje me blerjen e votës, por ai e anashkaloi si pyetje duke thënë se nuk ishte momenti për deklarata politike por për thirrje ndaj shqiptarëve për të votuar./joq.al/


Comentários


bottom of page