I vdes vajza 20 vjeç në plazh, ajo që bën babai më pas nuk përshkruhet me fjalë
- TheAlbanian Times
- Jun 25, 2017
- 1 min read
Çiklisti Bill Conner ka përshkruar një rrugë prej 2253 km me biçikletë për të dëgjuar zemrën e vajzës së tij të vdekur në trupin e dikujt tjetër. Ai është filmuar teksa me stetoskop dëgjonte të rrahurat e zemrës së vajzës së tij Abbey në gjoksin e dikujt tjetër.
Vajza e tij ishte vetëm 20 vjeç kur u gjet pa ndjenja në një resort në Meksikë, në të cilin kishte shkuar për pushime. Mjekët thanë se vajza kishte pësuar dëmtime të pariparueshme të trurit dhe ajo u mbajt në jetë deri kur mjekët do të dhuronin organet.
Ndërsa një djaloshi me emrin, Loumonth Jack Jr i kishin thënë se kishte vetëm 10 ditë jetë dhe Bill vendosi që djali të merrte zemrën e vajzës së tij. Organet e vajzës u dhuruan për persona të moshës 20- 60 vjeç.
Ai u dërgoi letër të gjithë personave që kishin marrë organet e vajzës së tij për t'i takuar, por vetëm djali që morri zemrën pranoi.


Commentaires