Search
I burgosuri në "Shën Koll" rrëmben gotën, ka një mesazh të fortë për Tom Doshin
- TheAlbanian Times
- Jun 24, 2017
- 1 min read

Të burgosurit kanë të drejtë vote dhe ata do të votojnë më 25 qershor. Një i burgosur në burgun e "Shën Kollit", në Lezhë, i ka uruar fitoren në një mënyrë të veçantë kandidatit të tij të preferuar.
I burgosuri e cilëson njeri të mirë kandidatin e zemrës dhe uron që Zoti t'ia prijë mbarë. Bëhet fjalë për deputetin Tom Doshin, i cili kandidon në qarkun Shkodër nën siglën e PSD-së së Skënder Gjinushit.
Nik Fierza quhet i burgosuri i Shën Kollit, që me gotë në dorë, i uron fitoren në Shkodër Tom Doshit.
Je njeri shumë i mirë, kam dëgju vetëm fjalë të mira për ty. Zoti ta priftë mbarë mër Tom Doshi!”- shprehet i burgosuri./joq.al/
Comments