"Bomba" e merkatos/ Chelsea i rrëmben Juventusit yllin e skuadrës për 70 milionë euro
- TheAlbanian Times
- Jun 24, 2017
- 1 min read
Aleks Sandro do jetë futbollisti i ri i Chelseat. Media angleze e ka zyrtarizuar, tani pritet vetëm që të dyja klubet të kanalizojnë detajet e marrëveshjes, edhe pse edhe këto gjëra duken të mbyllura nga ana e të dyja skuadrave.
Chelsea ofroi 60 milionë euro para disa ditësh, ndërkohë që Juve e refuzoi ofertën. Sulmi i dytë i bluve të Londrës ka qenë deciziv, pasi oferta është rritur në 70 milionë euro dhe në të tilla shifra nuk mund të bëhej më asgjë, duke parë se edhe Aleks e donte këtë transferim.
Mbrojtësi i majtë brazilian, i cili u pagua 26 milionë euro dy vite më parë, do të marrë më shumë sesa dyfishi i pagës që përfiton aktualisht te Juventusi: 7 milionë euro neto në sezon plus bonuse, kundrejt 3.2 milionëve aktualë në Itali/joq.al/

Comments