Meta sqaron të vërtetën e shkarkimit të Manjanit dhe nxjerr zbuluar Ramën
- TheAlbanian Times
- Jun 24, 2017
- 1 min read
Kryeparlamentari Ilir Meta, i është përgjigjur i akuzave të Edi Ramës se drejtorë hipotekash e patentash të vendosur nga LSI, kanë kryer korrupsion por edhe sorollatur shqiptarët në zyrat ku duhej të merrnin shërbim.
I ftuar në Zonë e Lirë, Meta i dha shembullin e tij kur u bë kryeministër në moshën 30-vjeçare, duke iu përgjigjur prerë Ramës se nëse këta drejtorë kanë shkelur ligjin, ai kishte të gjithë pushtetin për t’i shkarkuar.
“Këto janë alibi. Unë kam qenë kryeministër 30 vjeç dhe nuk kam pasur atë pushtet që ka Rama. Se kam pasur kryetar partie Fatos Nanon. Unë kam hequr dy ministra për 24 orë për një vendim qeverie. Se kur vihet në diskutim autoriteti i kryeministrit dhe ti ke të drejtë, ose do ikësh, ose do ti heqësh. Kush i ka penguar Ramën t’i heqë? Ky është kryeministër. Ato janë përalla, tepsinë e ka pasur kopmlet“, u shpreh Meta, tashmë Presidenti i zgjedhur.
Meta përmëndi edhe rastin e shkarkimit të Ylli Manjanit nga Rama. Meta tha se edhe pse ishte një vendim i padrejtë, e pranoi një gjë të tillë.“Unë pranova të iki Ylli Manjani, edhe pse ai kishte të drejtë, për çështjen e kanabisit etj. Nëse ky do të kishte pasur një problem me një drejtor të LSI-së dhe ai do ta kishte kërkuar, unë nuk do e bëja? Është një mashtrues i rëndomtë. Nuk priste fundin e mandatit, thoshte: Unë ndahem nga Ilir Meta“, tha kryeparlamentari./360grade.al/

Comments