"Mos lejoni fshatarët të..."/Njoftimi skandaloz në pallatin "Magnet", shqyejnë s
- TheAlbanian Times
- Jun 22, 2017
- 2 min read
Të gjithë jemi pro pasjes së një ambienti të pastër, pa mbeturina e pa plehra në të gjitha anët, por ja që po e shikojmë çdo ditë se ambienti rreth nesh është i ndotur e kjo si për faj të bashkisë apo instancave të tjera shtetërore, por edhe për faj të qytetarëve që nuk tregohen të kujdesshëm në hedhjen e mbetjeve të tyre.
Mirëpo, kjo nuk është aspak arsye që një administrator pallati, i cili supozohet se e merr rrogën falë detyrimeve që japin çdo muaj banorët e pallatit për mirëmbajtjen e ambientit, të bëjë një lajmërim të tillë diskriminues.
Të nderuar banorë, ju lutemi bëhuni pjesë me ne dhe mos lejoni fshatarë që kanë zbritur në qytet, që s'kanë lidhje me ju, të ndotin ambientin, duke hedhur plehra kudo ecni, njësoj si kafshët që kanë në shtëpitë e tyre. Ne vetëm, pa ndihmën tuaj nuk ia dalim dot", - thuhet në lajmërimin e vendosur në hyrje të një prej godinave të kompleksit "Magnet" që ndodhet pranë 21-Dhjetorit në Tiranë, e nënshtruar nga Administratori i përgjithshëm, Fatmir Bektashi.
Për sqarim, zoti Bektashi merr nga çdo familje/apartament i kësaj ndërtese, jo pak por 30 mijë lekë të vjetra në muaj, shumë me të cilën duhet të paguajë sanitaren që kujdeset për pastrimin e shkallëve të pallatit si dhe të mirëmbajë godinën e të jetë në gatishmëri, në rast se ndonjë e papritur ndodh.
Për më tepër, nuk mund të diferencohen banorët e një pallati, disa të quhen qytetarë e të tjerë fshatarë. Në fund të fundit, rroga e zotërisë në fjalë del nga lekët e atyre fashatarëve që kanë mundur të blejnë apartamentet e nxjerra në shitje.
E mbi të gjitha, e dini se për cilat mbeturina e papastërti e ka fjalën Fatmir Bektashi? Për ato të ambalazheve prej kartoni e qeseje që banorët e rinj kanë përdorur për të futur në shtëpitë e tyre pajisjet e reja.
Me qindra apartamente ka kompleksi. Më vjen shumë keq për disa që kanë blerë apartamente aty me mundime dhe zgjohen në mëngjes me këtë mesazh nga administratori. Banorët që janë akomoduar tani vonë hidhnin ambalazhe të pajisjeve shtëpiake te pjesa që hidhnin dhe hedhin vetë punëtorët që po ndërtojnë akoma, se kosha nuk ka fare aty. Më i afërti është 150 metra larg, jashtë kompleksit. Hani pini, por mos krijoni mbeturina", - thotë personi që dërgon mesazhin pranë JOQ.al.


Comments