Burri e kap në shuplaka 21-vjeçaren, sepse kishte veshur pantallona të shkurtra gjatë Ramazanit
- TheAlbanian Times
- Jun 22, 2017
- 1 min read
Në Turqi, vend i cili mbahet edhe për predikimin në masë të islamit, ka ndodhur një ngjarje dhune në autobusët e qytetit, teksa në vajzë 21 vjeçe është sulmuar fizikisht.
Në autobusin e Stambollit një udhëtar e kritikoi vajzën që kishte veshur pantallona të shkurtër gjatë Ramazanit dhe me pas e godet atë duke e tërhequr zvarrë në korridorin e urbanit.
Videoja është transmetuar në Facebook në një faqe lajmesh turke dhe ajo ngjalli polemika të shumta pasi autori u lirua po atë ditë që u arrestua.
Vajza quhet Melisa Saglam, e cila gjithashtu ka bërë një kallëzim kundër njeriut që e godet.
Unë nuk po përpiqem të deskrititoj Ramazanin, Isalmin apo të ofendoj fenë. Por ai person më goditi dhe kushedi së çdo më bënte po të mos kishte njerëz tjerë aty, të gjithë në autobus e shikuan, përfshirë edhe shoferin këtu, por askush nuk ndërhyri”, u shpreh 21-vjeçarja e dhunuar. /joq.al/
Comments