Tronditet bota e muzikës, reperi ndahet nga jeta në moshë të re
- TheAlbanian Times
- Jun 22, 2017
- 1 min read
Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta reperi i njohur me emrin e artit "Prodigy", por të gjithë e njohim me emrin e grupit Mobb Deep ku ai ishte një prej dy pjesëtarëve.
Vdekja e papritur e tij ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi siç raportojnë mediat e huaja që prej disa javësh reperi ishte shtruar në spital prej problemeve me gjakun dhe po trajtohej nën një dozë të lartë medikamentesh, që me sa duket, më shumë ia përkeqësuan gjendjen.
Repera të ndryshëm dhe miq të tij, kanë shkruar në rrjetet sociale për të dhe e kanë cilësuar atë si një ikonë të hip-hopit, që do jetë gjithnjë gjallë në historinë e kësaj muzike.
Prodigy ishte vetëm 42-vjeç.



Comentarios