Search
"Shokët e m'i ikën tek LSI se u gjen punë", përgjigja e Ramës është për të vënë duart
- TheAlbanian Times
- Jun 22, 2017
- 1 min read
Edi Rama vijon fushatën në të gjitha rrethet, por me sa duket, nuk ka të ndalur e po shfrytëzon çdo mundësin që i jepet. Ai përdor edhe kohën që është në udhëtim, teksa nga makina bëjnë video live e më pas nuk harron as tu përgjigjet komenteve të ndjekësve në rrjetet sociale.
Teksa një i ri i thotë se miqtë e tij kanë ikur tek LSI-ja e do të votojnë atë parti, duke qenë se u ka premtuar vende pune, interesante është përgjigja e Ramës.
Ku do u'a japin ato vende pune po iku tepsia për skrap?", - përgjigjet Rama. Mos vallë kjo do të thotë se në rast se Rama fiton, në katër vitet e ardhshme militantët e mbështetësit e LSI-së nuk do të gjejnë dot punë?
Ku shkoi meritokracia e famshme?/joq.al/

Comments