top of page

"E jashtëzakonshme nga Sheshi Skënderbej, habiten qytetarët"

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 22, 2017
  • 1 min read

Piktori Avni Delvina edhe këtë herë na ka mahnitur e na ka lënë një shije humori në mendje me krijimtarinë e tij. Ai ka vendosur ta shpalosë fantazinë e tij në profilin zyrtar në “Facebook”, ku në qendër të modifikimeve të tij të cilat i ka shoqëruar edhe me disa fjali ironike ka qenë pikërisht “Sheshi Skënderbej”.

Tema e diskutimeve të ditëve të fundit, bisedave që i dëgjojmë edhe nga personat me të cilët gjendemi afër në përditshmëri, Delvina ka vendosur që ta pasqyrojë artin e tij, pingul me rrezet e diellit që “skuqin” sheshin.

Ilustrimet e tij nisin që nga vajzat me bikini që hanë shalqi e marrin rreze ndërkohë që policët roje u bëjnë fresk e deri tek vezët e skuqura në “sheshin-tigan”.

Artisti nuk është i vetmi i cili ka ironizuar këtë projekt urban ku mbizotërojnë pllakat, por në rrjetet sociale qarkullojnë gjithashtu video humoristike ku duken pelegrinë që simbolizojnë njerëzit e përpiqen të nxjerrin nga “saharaja” devetë e tyre.

Pikëpamja e artisti të njohur mbështetet nga të gjithë kryeqytetasit që u ka rënë rasti të kalojnë nga sheshi të paktën njëherë gjatë mesditës ku vapa është përvëluese./ JOQ.al


댓글


bottom of page