Si funksiononte pistoleta e “Nintendo” pa internet dhe pa u lidhur me televizorin?
- TheAlbanian Times
- Jun 14, 2017
- 1 min read
Ju kujtohet pistoleta e “Nintendo”? Një kanal i famshëm në YouTube ka zbuluar se si ajo punonte me televizorët e kohës, kur ata nuk kishin sensor lëvizjesh dhe JOQ.al e sjell artikullin për ju.
Misteri u zgjidh! Nëse jeni 30-vjeç, ose dhe më pak, me siguri që keni luajtur “Dunk Hunt” ose njohur ndryshe si “Gjuajtja e rosave”. Loja ishte një nga më të popullarizuarat në vitet ’80, por a e keni menduar ndonjëherë se si funksiononte kur TV e kohës nuk mund të zbulonin vendodhjen e armës?
Cili ishte “mashtrimi”?
Kanali “Magic”, ka zbuluar se në të vërtetë loja funksiononte e tillë: Duke e lidhur me Nintendon pistoletën, në momentin që duhej të gjuaje rosën, në ekran formohej kuadrati i saktë (i cili nuk mund të shihej nga ne), por pajisja mund ta lexonte dhe detektonte rosën.
Përmes sinjalit të pistoletës, ekrani bëhej i zi dhe në momentin që e ke shtypur në kohën e duhur, ajo mund të vritej.
Pra, nëse keni qenë ndonjëherë të acaruar me lojën, duke menduar se pse nuk e “kapi rosën”, kur ishit të sigurt se e kishit në shenjë, kjo shpjegon atë se ndoshta mund të mos keni gjuajtur në zonën që kërkonte “Nintendo”.
Kjo është me të vërtetë interesante, por për më shumë mund të shikoni dhe videon më poshtë që e shpjegon më qartë.
Comments