Plas keq sherri mes Olsit dhe Danjelit, ndërhyjnë banorët për t’i ndarë
- TheAlbanian Times
- Jun 14, 2017
- 2 min read
Një sherr ka ndodhur mes djemve të shtëpisë së “Big Brother”, teksa Olsi i është hakërryer Danielit.
Gjatë lojës që banorët kanë këtë javë me topa-lufte, Firorentina ka goditur në fytyrë padashje Fotininë dhe kjo e fundit i thotë “Çfarë bën o bishë”, një fjalë që me sa duket ka vazhduar me veprime në banjo nga Danieli kundër Fiorentinës por që nuk janë shfaqur akoma imazhet.
Kjo e ka nxehur mjaft Olsin, i cili siç do kishte reaguar çdo mashkull, ka shkuar të sqarohet me Fotininë dhe Danielin.
Olsi i acaruar dhe mjaft i ngarkuar emocionalisht ka shpërthyer ndaj çiftit në fjalë.
Fotini u vrave ca…Bishë Fiorentina ëëë?! Po javën e kaluar pse nuk ishte bishë Fiorentina. Si nuk të vjen zor nga llafet që ke nxjerr nga goja. Se me atë bishën fle unë, nuk fle ti. S’të vjen zor nga vetja”, i thotë Olsi, Fotinisë.
Por me një ton akoma më të ashpër ai ka folur kundër Danjelit, i cili ka ndërhyrë në mbrojtje të Fotinisë.
Debati vazhdon dhe Olsi i thotë edhe njëherë Danielit:
Ti pusho, mbylle gojën. Se dje ke thënë një fjalë, kisha bërë ndërmend të të thosha të shtunën. Se ke bërë shumë gabime. Ti, se të kam mbajtur si vëlla, e kaluar vëllait”, i thotë Olsi Danjelit pasi ky i fundit ndërhyri mes tij dhe Fotinisë.
Situata ka agravuar dhe dy djemtë i janë ngritur në këmbë njëri-tjetrit dhe është dashur ndërhyrja e banorëve të tjerë për të qetësuar situatën mes Olsit dhe Danielit, kun ë sy bie Lupçe që i drejtohet egër Olsit që të pushojë.
Gjithsesi ngelet për t’u parë të shtunën pasi të shfaqen të gjitha pamjet.

Comments