top of page

Militanti i PS që qarkullon pa targa kërcënon JOQ: Hiq foton ose do përgjigjesh me kokë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 14, 2017
  • 1 min read

Ditën e djeshme, ne mëngjes, pranë redaksisë së JOQ.al mbërriti një foto e shkrepur në Ballsh, ku një automjet qarkullonte pa targa dhe me parakolpin e dëmtuar, në mes të qytetit.

Ajo që binte në sy ishte flamuri i Partisë Socialiste që valëvitej në dritaren e automjetit, të cilin siç dukej, nuk e ndalonte askush edhe pse po lëviz në shkelje të rregullave të qarkullimit.

Pas publikimit të fotos, militanti i Partisë Socialiste ka shkruar në redaksinë tonë, teksa kërkon heqjen e fotos dhe njëkohësisht edhe kërcënon me jetë.

"Hiqe urgjent atë foton e Benzit pa parakolp, me flamurin e PS, se për ndryshe do përgjigjesh me kokë", - shkruan djaloshi.

Ai ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale foto të tjera me të njëjtën makinë, të cilën siç duket, e ka pasur në rregull më parë, por ndonjë aksident i vogël i ka shkaktuar dëmin e madh dhe rrjedhimisht, në të tilla raste, servilizmi bën punë.../joq.al/


コメント


bottom of page