"Fqinji më ngacmoi seksualisht, në shtëpi ishte dhe motra me babin", flet vajza nga Tirana
- TheAlbanian Times
- Jun 14, 2017
- 1 min read

Një vajzë e moshës 14-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga fqinji i saj 40-vjeçar në banesën e saj, në prani të të atit dhe të motrës. Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur në dhjetor të vitit që lamë pas, teksa në shtëpinë e tyre ka shkuar miku i babait.
Mbrëmjen e ngjarjes, në pallatin ku jetonte 14-vjeçarja, nuk ka pasur energji elektrike. Në një kohë që banesa po ndriçohej me qiri, aty ka shkuar për një vizitë miqësore i pandehuri. Referuar kallëzimit të minorenes dhe babait të saj, i pandehuri Lulzim B. është ulur pranë të miturës.
Duke shfrytëzuar ndriçimin e dobët të ambientit, teksa shkëmbente biseda me babain e saj, i pandehuri ka prekur të miturën në vende intime.
“Në këto rrethana, i pandehuri ndërsa fliste me të atin e saj, kryente me kallëzuesen sjellje dhe veprime me natyrë seksuale”, thuhej në vendimin e gjykatës, siguruar na "Panorama".
Ndodhur në këtë gjendje, e dëmtuara ka tentuar të pengojë të pandehurin në sjelljet e tij, veprimet e të pandehurit janë pikasur nga motra e saj, e cila ka “dhënë alarmin” dhe më pas edhe nga babai.
Ky i fundit, i befasuar dhe i tronditur nga sjellja e të pandehurit, është konfliktuar fizikisht me të duke e goditur dhe nxjerrë nga banesa, si dhe duke shkuar me të bijën për depozitimin e një kallëzimi ndaj tij.
Në prani të psikologes, 14-vjeçarja ka pohuar se Lulzim B. edhe në raste të tjera ka shfaqur ndaj saj sjellje të tilla me natyrë seksuale, denigruese dhe poshtëruese ndaj saj, por që ajo ka pasur turp t’ua tregojë prindërve të saj..joq.al/
コメント