"Balena Blu" i qepet të riut nga Tirana: Unë e di kush je, ke një motër më të vogël dhe...
- TheAlbanian Times
- Jun 14, 2017
- 1 min read
Sfida e "Balenës Blu" duket se po kthehet në një trend të rrezikshëm për shoqërinë dhe veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët. Tashmë asgjë nuk është e kontrolluar dhe rreziku për më të vegjlit në moshë është shumë i madh.
Kështu, ju mund të kontaktoheni nga administratorët e kësaj loje lehtësisht në rrjetet sociale. Edhe nëse nuk dëshironi të bëheni pjesë, bazuar në mesazhet e ardhura në JOQ.al, duket se si tentojnë të ushtrojnë presion dhe të manipulojnë trurin tuaj këta individë, të cilët janë në kërkim të presë së tyre.
Kështu, një të riu i ka ardhur një mesazh në Facebook nga një profil i quajt r "Balena Blu". Djali flet me të dhe gjatë gjithë kohës e shan dhe e ofendon, por personi në anën tjetër nuk tërhiqet pas në kërkesën e tij.
I habitshëm është fakti se si "Balena Blu" di detaje në lidhje me shkollën ku "viktima" studion, sa motra/vëllezër ka si dhe ku jeton. Lexoni më poshtë bisedën mes tyre./joq.al/




Comments