top of page

SPITALI I VLORËS KONFIRMON SE SHTETËSJA E AKSIDENTUAR NË MËNGJES KA NDËRRUAR JETË (EMRI)

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 13, 2017
  • 1 min read

Vlorë Informacion paraprak Rreth orës 08:52, në aksin rrugor të lagjes “10 Korriku”, automjeti tip Smart, me drejtuese shtetasen S.Hoxhaj, ka goditur shtetasen Mirroshe Kasaj, 53 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e përplasjes, e dëmtuara ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, shtetasen S.Hoxhaj, 26 vjeçe, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Në vijim të informacionit paraprak, konfirmon Spitali i Vlorës se shtetësja e aksidentuar në mëngjes: Miroshe Kasaj, 53 vjeçe, banuese në lagjen “Hajro Çakërri”, ka ndërruar jetë në orën 11:12.


Bình luận


bottom of page