top of page

Rama ‘provokon’ presidentin maqedonas Ivanov me një foto 105 vjeçare me shqiptarë në Shkup

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 13, 2017
  • 1 min read

Kryeministri Rama ka publikuar ditën e sotme në rubrikën Amarcord një foto që i përket

bandës muzikore shqiptare në Shkup, në vitin 1912, pra plot 105 vjet më parë.

Rama dhe Ivanov Fotoja e realizuar nga i madhi Marubi, sipas Ramës ka thënë

gjithmonë mesazhin e vlefshëm se identiteti i vërtetë i shqiptarëve etnikë është fryt i

luftës për emancipim kulturor, arsimor dhe gjuhësor, dhe jo i përçarjes.

STATUSI AMARCORD

Në mars 1912, 105 vjet më parë, banda muzikore shqiptare në Shkup i linte trashëgim

historisë dhe mendjeve të ndriçuara, nëpërmjet kësaj fotoje të Marubit, mesazhin

gjithmonë të vlefshëm, se identiteti i vërtetë i shqiptarëve etnikë është frut i luftës për

emancipim kulturor, arsimor dhe gjuhësor dhe jo i dyfekut të përçarjes apo mbisundimit

mbi tjetrin.

Megjithëse në distancë të barabartë mes Perëndimit dhe Lindjes, kjo është një nga

vetitë që na bën parësisht europianë, të besës, paqedashës, shtetformues dhe

universalistë kudo ku jemi autoktonë.

Kommentare


bottom of page