“E paska dhjerë lali Eri”/ "Tërbohen" njerëzit, kaos dhe indinjatë në parkimin tek sheshi
- TheAlbanian Times
- Jun 13, 2017
- 1 min read
Me sa duket flluska e sapunit rezultoi e vërtetë. Pas një prezantimi pompoz me qindra milionë lekë shpenzime vetëm për imazh, pas vetëm pak ditësh nga inagurimi i sheshit “Skënderbej”, plas skandali i parë.
Shumë qytetarë të indinjuar kanë ngecur të bllokuar në parkimin e sheshit “Skënderbej” dhe nuk kanë arritur të dalin prej orësh si pasojë e mungesës së organizimit dhe mënyrës së konceptimit të parkimit.
Të gjitha makinat duhet të dalin vetëm nga një dalje duke shkaktuar mjaft fluks dhe indinjatë. Por pritja në rradhë nuk është problem i vetëm.
Shumë qytetarë të shqetësuar kanë kontaktuar me redaksinë tonë duke u shprehur se niveli i dioksidid te karbonit nga çlirimi i djegies së karburantit rrezikon rrugët e frymëmarrjes të personave në parkim, pasi as sistemi i ajrimit nuk funksiononte ashtu siç duhej, madje shume u shprehën se nuk funksiononte fare.
Gjithsesi në vijim keni pamjet, gjykojeni vetë./joq.al/

Comments