top of page

Sulmohet faqja e KQZ-së në Kosovë, Anonymous: E kanë bërë rusët, fajin e ka...

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 12, 2017
  • 1 min read

Prej disa orësh faqja zyrtare në internet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, kqz-ks.org, është hackuar dhe të gjithë ata që tentojnë ta hapin për të marrë informacione apo për t'u njohur me rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve, e kanë të pamundur ta aksesojnë.

Për sulmin ndaj kësaj faqeje ka reaguar Anonymous Albania, e cila bën me dije se ky sulm është bërë nga rusët dhe se fajin për këtë hakim e ka vetë qeveria, e cila nuk i siguron uebsajtet.

Sa i përket sulmit të faqes kryesore të kqz-ks.org , kemi arritur të marrim disa informata që kanë lidhje me Rusinë. Hackera rusë kanë sulmuar webin e KQZ. Dhe këtu e ka fajin qeveria e korruptuar, e cila nuk i siguron siç duhet uebsajtet. Ne kemi arritur ta çlirojmë webin nga sulmet e vazhdueshme të hackerave rusë, gjithashtu po arrijmë ta mbajmë nën kontrollin tonë dhe të siguruar.

Me respekt #AnonyMousAlbania :) #AnonAlb"./joq.al/


Comments


bottom of page