top of page

Habit Anna Geti, vajza e "tubit" synon titullin e Miss Shqipëria

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 12, 2017
  • 1 min read

Anna Geti, vajza e njohur për publikun si kërcimtare tubi, shumë e pëlqyer nga ata që frekuentojnë klabet e natës, ka habitur të gjithë ndjekësit dhe kritikët e saj pasi ka vendosur të marrë pjesë në kompeticionin e bukurisë Miss Shqipëria 2017.

Ajo i ka publikuar fotot në profilin e saj ku shihet në shoqërinë e miseve të tjera.

Nuk dihet ende arsyeja pse 23-vjeçarja ka vendosur t'i hyjë botës të së bukurës, por padyshim që shihet si konkurrencë e fortë për çmimin e parë.

Mbase do të heqë dorë nga takat e larta dhe kërcimet joshëse dhe do i përkushtohet modelingut. Gjtihçka mbetet për t'u parë./joq.al/


Comments


bottom of page