"Ujku i Cërrikut" na tremb në pikë të mëngjesit, ka një lajmërim të fortë për të bërë
- TheAlbanian Times
- Jun 11, 2017
- 1 min read
Fushata elektorale dhe interesat politike duket se po i bëjnë njerëzit çorap dhe po i hallakasin mendimet e tyre më shumë seç duhet. Le më pastaj kur vjen puna tek momenti i vështirë për të zgjedhur partinë të cilën do të votosh dhe kur krahason premtimet elektorale të njërës me të tjetrës, që janë aq të ngjashme sa të duket sikur ke të bësh me të njëjtin kandidat.
Një demokrat i flaktë ka qenë "Ujku i Cërrikut", i cili u pa edhe në protestën e PD-së gjatë kohës që ishte ngritur çadra në bulevard. Madje ai preu edhe flokët e ngjyrosi kokën me blu për të theksuar simbolikisht kauzën e tij.
Por me sa duket, interesat kanë ndryshuar dhe siç iku Ilir Meta nga koalicioni me PD-në e u bashkua me PS-në gjatë zgjedhjeve të kaluara, të njëjtën gjë, pa e vrarë shumë mendjen, ka bërë edhe Ujku.
Shumë gjëra kam bërë për PD-në, për PDIU-në, por aktualisht shpirti im do ngelet përgjithmonë tek LSI-ja", - ka thënë ai në një video-mesazh. Të presim se ku di të shkojë deri në fund të këtyre zgjedhjeve. Ndoshta një parti tjetër ia prish mendjen.

Комментарии