top of page

Të gjithë me sytë nga Siria, vritet kreu i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 11, 2017
  • 1 min read

Terroristi më i kërkuar në botë dhe njëkohësisht kreu i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë gjatë një sulmi ajror. Lajmi është bërë i ditur nga mediat siriane.

Sipas raporteve, lideri që shpalli krijimin e kalifatit të Shtetit Islamik është vrarë në një sulm ajror në fortesën e tij në Raqqa të shtunën.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që lideri i ISIS-it raportohet si i vdekur dhe lajmi ka rezultuar tërësisht i rremë. Natyrisht, një lajmi i tillë është në interes të regjimit të Assadit për vrasjen e Abu Bakr al-Baghdadiit, në mënyrë që të krijojë idenë dhe të vijojë me propagandën e fitores.

Deri më tani, media zyrtare e ISIS, Amaq, nuk e ka konfirmuar lajmin./joq.al/


Comments


bottom of page