TABELAT/ Rama në “Zonë e Lirë”, rekord absolut shikueshmërie
- TheAlbanian Times
- Jun 11, 2017
- 1 min read
Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Rama u rikthye në “Zonë e Lirë” të Arian Çanit pas 7 vitesh mungese. Publiku e priti me shumë interes këtë rikthim të Ramës dhe këtë e tregojnë edhe numrat e Abacus Research që e ofron këtë shërbim që prej Qershorit 2011.
Siç shihet nga tabela e Abacus tw siguruara nga Lexo.al, Tv Klan në orën 21:00 kur ka nisur emisioni, ka nisur ngritjen sikur tregohet edhe nga kurba e kuqe që simbolizon këtë televizion.
Në orën 22:00 TV Klan ka arritur pikun. Deri në orën 23:00 kur Rama ishte në “Zonë e Lirë” Klan ishte në pikun e audiencës. Pas orës 23:00 shiç shihet ka filluar rënia, raporton lexo.al.
Një tjetër tregues i vëmendjes së jashtëzakonshme të intervistës së munguar të Ramës të Çani është edhe audienca në Facebook-un e kryeministrit, ose thënë ndryshe në ERTV.
Ai ka arritur pikun, me 9K (9 mijë persona në kohë reale) që e ndiqnin direkt nga Facebook., siç shihet edhe nga fotoja e mëposhtme
Janë mbi 1300 shpërndarje, mbi 12 mijë pëlqime dhe mbi 217 mijë shikues të angazhuar në intervistën e mbrëmshme.
Me kaq, mund të themi se 7 vitet mungesë për Çanin ia kanë vlejtur,duke patur parasysh audiencën e mbrëmshme e cila ishte e pakapur ndonjëherë./Lexo.al



Comments