Search
PS bën thirrje për herën e parë, lë nam me mesazhin që përcjell
- TheAlbanian Times
- Jun 10, 2017
- 1 min read
Edi Rama ka ngjallur reagime në lidhje me videon e postuar në profilin e tij ku protagoniste është një vajzë e re, e cila i bën thirrje të gjithë atyre që do të marrin pjesë për herë të parë në votime të votojnë Partinë Socialiste në 25 qershor.
Ajo rrëfen eksperiencën e saj të parë ndërkohë që fjalët që ka zgjedhur të thotë lënë shumë për të dëshiruar.
Hera e parë duhet të jetë e paharrueshme, speciale, me personin e duhur,- shprehet vajza.
Komentuesit kanë "masakruar" Ramën për ato që vajza thotë në video dhe nuk e kanë aspak gabim. Videoja nuk duket si një mesazh elektoral por si një ndërgjegjësim i rinisë shqiptare në lidhje me kryerjen për herë të parë të marrëdhënieve seksuale me dikë/joq.al/


Comments