Malësori bën për ujë të ftohtë Ramën, i provokon keq burrërinë kryeministrit
- TheAlbanian Times
- Jun 10, 2017
- 1 min read
Mark Shpendi, një i moshuar nga Fierza, në Fushë Arrëz ka komentuar veshjen e Edi Ramës. Në një video publikuar nga kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i moshuari tregon pakënaqësitë ndaj kryeministrit, por nuk lë pa përmendur dhe veshjen e tij të çuditshme për një kryeministër.
Në një video të shpërndarë në FB e tij, ai duket me Mark Shpendin, të cilin e pyet se çfarë mendon për Edi Ramën dhe i moshuari i përmend kryeministrit daljen me tuta për të kërkuar vota, si dhe se, sipas tij, Rama duhet të shkojë në birucë.
Turpi ma i madh me dalë një kryeministër me tuta t’u lyp vota. Unë s’mundem me dal as në lagje e jo më në Shqipëri, thotë Shpendi në video.
BISEDA E PLOTË
Nard Ndoka: Mark, si po të duket ky Edi Rama në këtë fushatë?
Mark Shpendi: Mua Edi Rama më duket burri ma i lodhun që mund të ketë qenë kryeministër në Shqipëri. Tana me i pas, edhe pse nuk ka kurrë send të mirë, unë për vete s’i kam pa send të mirë, veçse hajduta e kriminela. Turpi ma i madh me dalë një kryeministër me tuta t’u lyp vota. Unë s’mundem me dal as në lagje e jo më në Shqipëri. Ky nuk e meriton për kryeministër, veçse e meriton me e rras në birucë të burgut./joq.al/

Comments