top of page

E papritura/ Djali nga publiku propozon Encën live, rrezikon jetën vetëm që ajo ta pranojë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 11, 2017
  • 1 min read

Përflitet shpesh për romancat e saj hipotetike, por Enca Haxhiaj nuk ka folur kurrë për ndonjë mashkull konkret. Këngëtarja është deklaruar gjithmonë “single”, fakt që e ka konfirmuar edhe gjatë intervistës me Ermal Mamaqin në Xing.

“Jam shumë single”, thotë Enca, e cila thekson se është e zonja e vetes. Këtë moment e ka shfrytëzuar një djalë nga publiku, i cili nuk ka nguruar ta propozojë “live” këngëtaren.

Ai quhet Arnold dhe pasi tregoi muskujt i kërkoi Encës që të pinin kafe bashkë.

Unë pi kafe vetëm me djem që ma sjellin nga qielli”, ka thënë Enca.

Sigurisht Arnoldi nuk nguroi që ta plotësonte edhe këtë dëshirë të saj, shkruan Xing.

Ai zbriti nga qielli së bashku me kafet dheEnca nuk mund të refuzonte më. Ajo zgjodhi t’i pinte vetëm kafet, ndërsa Arnoldi fitoi një puthje prej saj... dhe pse rrezikoi jetën duke zbritur nga "qielli".


Comments


bottom of page