“BonBon” lëshohet në një lokal në Los Angeles, kështu reagon Era Istrefi (Video)
- TheAlbanian Times
- Jun 10, 2017
- 1 min read

Era Istrefi tashmë dihet se është artiste e përmasa ndërkombëtare.
E gjithë kjo në saje të hitit “Bon Bon”, i cili deri më tani është shikuar mbi 391 milionë herë në YouTube.
Por, kjo nuk do të thotë se çdo kush e njeh këngëtaren shqiptare, e cila këto ditë gjendet në Los Angeles, transmeton Telegrafi.
Teksa ka qenë duke u argëtuar me mikeshat Lori Hoxhën dhe Anxhelina Hadërgjonajn, kanë qenë këto të fundit që e kanë filmuar këngëtaren duke kërcyer nën ritmet e këngës së lartcekur në një lokal nate në qytetin amerikan.
Comments