Valixhja kishte kaluar në doganë, por u hap në aeroport dhe intuita e agjentëve shpëtoi 330 të pafaj
- TheAlbanian Times
- Jun 9, 2017
- 1 min read
Në Malajzi zakonisht mbërrijnë bagazhe nga më të ndryshmet, përmbajtjet e të cilave janë shpeshherë edhe te dyshimta. Megjithatë ngjarja e fundit i ka lënë punonjësit të shokuar.
Autoritetet doganore kishin ndaluar një pasagjer që mbante valixhe të rëndë me vete dhe pa e hapur, pronari i saj kishte deklaruar se ishin gurë. Por në kontrollin e aeroportit shërbimi vendosi ta hapte valixhen. Hapja solli edhe surprizën e madhe.
Valixhja kishte brenda 330 breshka. Secila prej tyre ishte e mbështjellë me pëlhurë të bardhë që t’i bllokonte ato të fërkoheshin me njëra-tjetrën që mund të sillte thyerje të mbështjelljes së tyre të ngurtë, e cila është edhe shtëpia e tyre. Kjo mënyrë për trafikimin e kafshëve nuk është e re, madje është një mënyrë tipike.
Nga 330 breshka të gjitha i përkisnin specieve të cilat janë të rrezikuara. Por, për fat të mirë valixhja u zbulua dhe u vendos që të gjitha breshkat të kthehen në natyrë. Trafikimi i kafshëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe teknikat kanë avancuar gjithashtu duke u bërë më të sofistikuara. Por është detyrë morale e njerëzimit që ta ndalojë këtë lloj praktike që kërcënon natyrën dhe jetën e kafshëve drejtpërdrejt






Comments