top of page

PENNA, NJË MAKINË SHKRIMI ME NJË PREKJE TË TEKNOLOGJISË MODERNE

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 9, 2017
  • 1 min read

Ndoshta shumë nga ju nuk kam parë apo përdorur ndonjëherë një makinë shkrimi. Kjo për shkak se teknologjia ka ecur me hapa të shpejtë dhjetevjecarët e fundit e këto sende antike tashmë, janë zhdukur nga përdorimi.

Megjithatë ekziston gjithmonë një grup personash që do ta rikthejë të shkruarën duke e kombinuar atë me të tashmen, konkretisht me teknologjinë e kohëve të sotme.

Rasti i tillë është i Penna-s, një makinë shkrimi retro e krijuar nga Elreton e cila lidhet me tabletën tuaj. Ajo është një tastierë e frymëzuar nga shkrimtarët klasikë dhe vetëm duke e parë të kthen shumë vite pas në kohë. Për më tepër ajo ka zhurmën karakteristike të një makine shkrimi.

Nëse jeni kurioz për të parë se si ndërthuren teknologjitë e shekujve të ndryshëm, ju sugjerojmë të ndiqni videon e mëposhtme.\


Comments


bottom of page