Droni i filmon lakuriq në plazh, vajzave "u ikën"mendja
- TheAlbanian Times
- Jun 9, 2017
- 1 min read
Një debat i madh është hapur për dorën më të fundit të teknologjisë, dronit. Shumë persona e gjykojnë dronin si aparatin që po prish privatësinë e njerëzve. Kjo, pasi droni filmon në lartësi të konsiderueshme duke u futur edhe pas gardhit të shtëpisë së personave që nuk janë publik. Por, nga ana tjetër për paparacët apo njerëzit profesionist të fotos dhe videove, ky aparat sjell pamje të mrekullueshme. Përdorimi i dronit është futur gjerësisht edhe në vendin tonë. Një ngjarje e pakëndshme u ka ndodhur një grupi vajzash. Teksa ishin duke marrë rreze lakuriq në një plazh në Spanjë, ato janë filmuar me dron.
“El Pais” raporton se 7 vajza kanë bërë denoncim në polici kur panë se mbi kokat e tyre fluturonte një dron i cili po filmonte.Ato vunë re se droni ishte duke filmuar dhe panë se 20 metra larg atyre ishte një tjetër jaht në të cilin qëndronin një grup të rinj dhe po qeshnin. Vajzat kuptuan se droni komandohej prej tyre dhe njoftuan policinë. Djemtë pranuan se kishin i kishin filmuar duke marrë rreze dielli në jaht, por pohuan se videot i fshinë menjëherë. Bëni mirë ta përdorni dronin për qëllime të mira, pasi mund të keni fatin e këtyre djemve./joq.al/

Comments