top of page

U paraqit në spital me dhimbje, mjekët s’u besonin syve kur panë grafinë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 9, 2017
  • 1 min read

Kur mjekët panë radiografinë, nuk po u besonin syve.

Një burrë u paraqit në ndihmën e shpejtë, duke u ankuar nga dhimbjet e forta në bark. Atij ju gjet një elektrik i futur në anus.

Episodi në fjalë ka ndodhur tre ditë më parë në spitalin universitar të Guangzhou, në Kinë.

Pacienti, një burrë i moshës 40 vjeçare refuzoi që t’iu thoshte mjekëve se si objekti i huaj kishte përfunduar në brendësi të të pasmeve të tij, ndërsa tashmë është i shtruar në spital pas një ndërhyrje kirurgjikale të cilës ju nënshtrua.

Për nxjerrjen e elektrikut, një objekt me diametër 2 cm dhe i gjatë 25 cm, mjekët kinezë bënë një ndërhyrje të komplikuar, e cila zgjati mbi dy orë.

Pas ndërhyrjes gjendja e pacientit paraqitet stabël, por 40 vjeçari, do të qëndrojë nën vëzhgim për disa ditë, pasi rrezikon nga hemorragjia e brendshme.


תגובות


bottom of page