Skandal/ Mercenarët e LSI shpërndajnë xhinse tek gjimnazistët e Tiranës në këmbim të votës!
- TheAlbanian Times
- Jun 8, 2017
- 1 min read
Duke qenë se “trimat” e shitblerjes së votës, janë demoralizuar shumë nga ashpërsimi i ligjit për këtë vepër të rëndë penale, e cila me ndryshimet e fundit dënohet deri në 7 vjet heqje lirie, tashmë për metropolet kuptohet, kanë shpikur një metodë të re se si të mashtrojnë apo joshin të rinjtë e gjimnazeve të kryeqytetit duke i ofruar veshmbathje ose aksesorë, por jo për falas, por në këmbim të anëtarësimit apo angazhimit me Lëvizjen Rinore për Integrim.
Meqënëse kolegët e portaleve të tjera të kalemit, kokëshpullave, e qorrave, si sahanlëpirës dhe “dashnor” të përvëluar të Presidentit Jo-entuziast, duke qenë se janë “mosbesues” rreth këtij fenomeni, edhe shpesh na shajnë edhe sulmojnë duke bërë një vesh shurdh e një tjetër qorr, sepse aty ku e marrin “rrogën” e kanë edhe për detyrë ta justifikojnë atë, redaksia e Zathur.net ju sjell një tjetër rast shqetësues dhe denoncon drejtpërdrejt mercenarët dhe matrapazët e blerjes së votës.
Nga informacionet që kanë ardhur në gazetë dhe nga bashkëbisedimi me një nxënës që frekuenton gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet, mësohet se matrapazët e LSI-së kanë filluar të ngrejnë “tezga” përballë portave të shkollave të mesme, ku përdorin mercenarët e LRI-së për të bërë dhurata xhinse apo aksesorë të ndryshëm, sigurisht nëse ato i bashkohen kësaj force me angazhim ose me votë, të cilën nuk e marrin dot në asnjë formë tjetër përveç kleringut të pisët.
Është e turpshme mënyra kriminale se si këta anadollak të gradës superiore, tentojnë me përbuzje të shfrytëzojnë varfërinë e familjeve shqiptare, e sidomos fëmijëve të tyre, duke i’u ofruar për një muaj atë çka ata s’kanë… e për t’ia marrë më pas të gjitha!/Zathur.net

コメント