Search
PISTA E PARË VIRTUALE E TRENIT NË BOTË
- TheAlbanian Times
- Jun 8, 2017
- 1 min read
Të parat shina virtuale të trenit në botë u zbuluan të premten më datë 2 qershor në qytetin Zhuzhou në Provincën Qendrore të Kinës, Hunan.
Treni, i cili është 32 metra i gjatë dhe 3.4 metra i lartë, mund të akomodojë 307 pasagjerë dhe ka një shpejtësi maksimale prej 70 kilometrash në orë.
Në vend të shinave, treni shkon përgjatë vijave të bardha në terren testues, të kontrolluar nga qindra sensorë. Treni përdor gjithashtu goma të cilat e bëjnë udhëtimin sikur të kesh hipur në autobus.
Bateria e saj prej titanat litiumi mundëson që treni të përshkojë 25 kilometra pas vetëm 10 minutash karikim.

Comments