Neymar ngjitur me Lori Hoxhën në LA, shikoni si emocionohet trashëgimtarja e Top Channel
- Jun 9, 2017
- 1 min read
Në udhëtimin e saj në Los Anxhelos, trashëgimtarja simpatike e Top Channel, Lori Hoxha, duket së i ka ndodhur një e papritur shumë emocionuese.Kështu ka bërë vetë Lori nëpërmjet një fotografie që ka publikuar në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme.
Në këtë fotografi ajo shfaqet shumë e emocionuar, pasi ndërsa po qëndronte e ulur diku, krejt ngjitur me të ishte ulur ylli brazilian i Barcelonës, Neymar, shkruan Syri.net.“Kur kupton se Neymar është ulur krejt ngjitur me ty”, shkruan Lori mbi fotografi.
Ndërkohë trashëgimtarja e njohur e Top-it ka publikuar edhe shumë fotografi dhe video të tjera, ku ka treguar se është takuar me këngëtaren Era Istrefi dhe jo vetëm.Duket se përmes këtij udhëtimi ajo ka ndryshuar disi. /orgjinale.net/

Comments