top of page

I VARUR NGA INTERNETI? JU MUND TË HASNI DISA SIMPTOMA NEGATIVE KUR SHKONI “OFFLINE”

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 9, 2017
  • 2 min read

Ashtu si një i droguar mund të shfaqë simptoma tërheqje, njerëzit që përdorin shumë internetin mund të shfaqin ndryshime të rëndësishme fiziologjike si rritje të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut kur shkojne “offline”, kanë zbuluar shkencëtarët.

“Kemi njohur për ca kohë njerëz të cilët janë të mbi-varur nga pajisjet dixhitale të cilët raportojnë ndjenja ankthi kur nuk i përdorin më ato, por tani mund të dallojmë se ato efekte janë të shoqëruara me ndryshime të vërteta fiziologjike” tha Pheel Reed, udhëheqësi i studimit, Profesor në Universitetin Sëansea në Britaninë e Madhe.

Studimi përfshiu 144 pjesëmarrës, të moshave 18-33 vjeç, të cilëve i’u matën rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut (tensioni) përpara dhe p

as një seance të shkurtër në internet. U vlerësuan gjithashtu edhe ankthi dhe varësia ndaj internetit e vetë-raportuar.

U zbulua një mesatare prej 3-4% rritje të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut (tensionit) dhe në disa raste rritje dyfish e tyre krahasuar me matjet përpara përdorimit të pajisjeve dixhitale, kjo ndodhi në rastet kur kishte ndëprerje të menjëhershme të përdorimit të internetit për personat tepër të lidhur me pajisjet dixhitale.

Edhe pse këto rritje nuk rezultuan të rrezikshme për jetën, luhatjet e niveleve të tilla mund të shoqërohen/lidhen me ndjenja si ankthi dhe ndryshime në sistemin hormonal që mund të ulë përgjigjet imunitare. Përfundimet treguan rritje të zgjimit fiziologjik në përfundimin e seancës së internetit për përsonat me problematika të larta të përdorimit të internetit.

Studimi sugjeroi që ndryshimet fiziologjike shoqëruar me rritje të ankthit tregojnë një gjendje si tërheqja e vënë re për shumë droga “qetësuese” si alkooli, kanabis dhe heroina. Kjo gjendje mund të jetë përgjegjëse për nevojën që shume njerëz kanë për t’u ribashkuar më pajisjet e tyre dixhitale, duke ulur kështu nivelin e ndjenjave të pakënaqësisë.


Comments


bottom of page