Historia e pastruesit me vajzat e tija
- TheAlbanian Times
- Jun 9, 2017
- 1 min read
Kurrë më parë nuk u kisha treguar fëmijëve për profesionin tim që të mos viheshin në siklet nga bashkëmoshatarët e tyre.
Një herë, kur ime bijë më pyeti mbi natyrën e punës time, unë iu përgjigja gjithë hezitim:”Unë? Unë jam punëtor.” dhe arrita të ndryshoj bisedë për të shmangur më shumë pyetje prej saj.
Çdo ditë, para se të shkoj në shtëpi, shkoja tek banjot publike dhe lahesha si të mundja, me qëllim që të mos bija në sy dhe të mos e zbulonin punën time të përditshme. Doja që vajzat e mia të vazhdonin shkollën dhe të arsimoheshin.
Doja që ata të dalin në jetë dhe të ndërveprojnë me njerëzit me dinjitet dhe kokën lart, jo kokëulur dhe plot turp. Nuk doja që njerëzit ti shohim me përçmim, siç bënin me mua.
Sakaq, mua, njerëzit më ofendonin dhe përçmonin, për shkak të varfërisë ekstreme dhe punës së rëndomtë që bëja çdo ditë. Të gjithë paratë që fitoja i investoja në arsimin e vajzave të mia të dashura. Nuk mbaj mend të kem blerë një këmishë të re.
Me paratë e pakta që fitoja bëja çmos që vajzave tu blej

Comentarios