top of page

Arrestohet bosi shqiptar i prostitucionit në Francë: Vajzat mbanin emrin e tij “Goni” si tatuazh

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 8, 2017
  • 1 min read

Autoritetet franceza kanë raportuar se është arritur të arrestohen 7 persona si pjesë e një bande prostitucione, të udhëhequr nga një shqiptar i cili njihej me pseudonimin Goni, 47 vjeç.

7 personat e arrestuar mes tyre edhe 2 femra, kishin në llogari 15 vajza prostituta, të cilat mbanin në tatuazh në trup me mbishkrimin ‘Goni’. Janë këto tatuazhe që çojnë në dyshimin e shqiptari i arrestuar është kreu i kësaj organizate.

Sipas burimeve po

licore, thuhet se kanë qenë 6 muaj hetime, që kanë kulmuar me arrestimin e 7 personave, ndërkohë mësohet se prostitutat që tërhiqnin më shumë klientë paguheshin deri në 10.000 € euro në muaj.

Një burim nga grupi hetimor pohon për mediat franceze se ky klan kriminal dyshohet se mund të ketë gisht edhe në vrasjen e Tanush Ymerit në Toulouse, në fund të prillit.


Comentários


bottom of page