top of page

Turisti godet me shkelm në fytyrë pastruesen pa kurrfarë arsye, duke ia thyer nofullën dhe përplasur

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 8, 2017
  • 1 min read

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një hoteli, kanë filmuar momentin kur një turist nga Suedia godet me shkelm në fytyrë pastruesen, duke ia thyer nofullën dhe duke e përplasur me fytyrë për tokë pa ndjenja.

Georg Ralph Sumberg dyshohet se kishte sulmuar pastruesen, në momentin që ajo e kishte pyetur në gjuhën angleze se çfarë dëshiron, transmeton Telegrafi

.

53-vjeçari ishte duke ecur në korridorin e hotelit pranë pastrueses, e cila ishte gjunjëzuar për të pastruar dyshemenë e hotelit që gjendet në Bullgari.

Pas shkëmbimit të disa fjalëve, ai e godet në fytyrë pa kurrfarë paralajmërimi duke e ia thyer nofullën. /Telegrafi/


Commenti


bottom of page