top of page

Tiranë/ Polici i lë të gjithë pa mend tek ish stacioni i trenit, ndalon makinën në mes të rrugës dhe

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 7, 2017
  • 1 min read

Të gjithë e dimë se sa të “egër” mundohen të jenë policët me qytetarët e shkretë që për të mbaruar ndonjë punë apo hall e lënë makinën me bllokazh pranë ndonjë rruge për disa minuta. Ata sillen si gjahtarë që sapo kanë pikasur viktimën e tyre dhe shkojnë ta gjobisin.

Por çfarë ndodh kur vetë policët kanë ndonjë punë dhe nuk duan ta parkojnë makinën tek ndonjë nga parkimet e lali Erit? Të njëjtën gjë si gjithë qytetarët e tjerë, vetëm se ata nuk kanë frikë se dikush do t’u vërë ndonjë gjobë në vlerë sa një ditë pune.

Rasti konkret ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:20 pranë ish stacionit të trenit në Tiranë. Një polic ka ndaluar serbes makinën e tij në mes të rrugës në unazë, dhe ka shkuar të mbarojë punë në një zyrë poste.

Në fund fare pasi mbaron punë, ai shkon te makina dhe përshëndet dikë, i hipën dhe largohet pa i hyrë gjemb në këmbë. Ja pra, që ligji nuk zbatohet për të gjithë njëlloj në “Rilindje”./joq.al/


Comentarios


bottom of page