top of page

"Punonte si balerinë në klubet e natës", ja çfarë u bën grekëve ministrja e Mbrojtjes

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 7, 2017
  • 1 min read

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka paditur mediat greke pas shkrimit të tyre se ajo ka punuar si balerinë në klubet e natës në Greqi.

Disa muaj më parë portalet greke, militaire.gr dhe makeleio.gr e publikuan lajmin pasi Kodheli i doli kundër homologut të saj grek Pannos Kamenos.

Ndaj mediave greke është ngritur prej muajsh padia penale dhe civile. Ministrja ka dhënë prokurë përfaqësimi për avokatët Christos Ziogas dhe Christos Thanasopoulos pranë zyres avokatore, “Ziogas, Thanasopoulis and Associates” për përfaqësimin në procesin penal dhe civil ndaj dy web-ve dhe pronarëve të tyre.


Comments


bottom of page